Home Lajme KOSOVË Rekord i ri: Për 24 orë u shqiptuan 1805 tiketa në Kosovë

Numri i lartë i gjobave në trafik është shënuar gjatë 24 orëve të fundit. Siç njofton Policia e Kosovës, vetëm këtë të mërkurë janë shënuar 1 mijë e 805 gjoba në trafik për të gjithë shkelësit e rregullave në komunikacion.Tutje policia njofton se gjatë kësaj periudhe janë shënuar 29 aksidente trafiku. Prej tyre 11 me lëndime trupore ndërsa 18 të tjera me dëme materiale.