Home Lajme KOSOVË REZULTATET E TESTIT TË MATURËS DALIN TË MËRKURËN

Rezultatet e afatit të dytë të Testit të Maturës Shtetërore do të shpallen më 9 shtator.

“E paraparë ka qenë që rezultatet të dalin më 15 shtator, por pasi universitetet tashmë kanë hapur konkursin për pranimin e studentëve. I kemi rritur kapacitetet dhe rezultatet do të shpallen më 9 shtator”.

Sipas Gurit, leximi i rezultateve të pjesës së parë të testit ka përfunduar, ndërsa ka mbetur edhe leximi për pjesën e dytë, për të cilën është punuar edhe të dielën. Po ashtu afati për ankesa do të jetë i hapur 3 ditë pas shpalljes së rezultateve.

Në afatin e dytë, testi është mbajtur në datat 29 gusht dhe 5 shtator.

Ndërkohë hapja e mëhershme e konkursit për studentët e rinj është bërë në mënyrë që gjithçka të jetë gati për fillimin e vitit të ri akademik me 1 tetor.

KULTURË

0 2770

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...