Home Sport Ronaldo nuk i kupton vërshëllimat e tifozëve të Realit

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, nuk po mund që ta kuptojë se pse vazhdon që të vërshëllehet në Santiago Bernabeu.

Mediat spanjolle raportojnë se Cristiano ende është i habitur me faktin se vazhdon që të vërshëllehet në Santiago Bernabeu.

Lojtari po kalon formë të dobët, por po ashtu ka mungesë të përkrahjes nga tifozët.

Duket se tifozët janë ende të irrituar me faktin se Ronaldo ka festuar ditëlindjen pas disfatës prej 4-0 nga Atletico Madridi.

Ronaldo me këtë trend nuk është mësuar, pasi te Manchester United ka qenë sikur mbret.