Home Lajme KOSOVË Rrëzohet një lis në Prizren, tre persona pësojnë lëndime trupore

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pas rrëzimit të një lisi në Prizren.

Sipas policisë, tre viktimat janë dy meshkuj dhe një femër, derisa, rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 14:00.

Viktimat janë dërguar për trajtim në spitalin e Prizrenit, ndërsa, njëri prej tyre për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK.

“Prizren, 01.08.2021 – 14:00. Raportohet se tre viktimat dy meshkuj dhe një femër kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore nga një lis që ishte rrezuar. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Prizrenit, ku njeri prej tyre për shkak të lëndimeve të rënda ështe transportuar në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh.