Home Lajme KOSOVË Rritja e rasteve me COVID-19, Zemaj paralajmëron se mund të ketë masa...

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se gjatë dy ditëve të fundit ka pasur rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus.Në një konferencë për medie, ku ka folur edhe për 100 ditëshin e punës së Ministrisë së Shëndetësisë, kreu i MSH-së ka paralajmëruar se nëse s’respektohen rekomandimet dhe masat e institucioneve për parandalimin e përhapjes së pandemisë, ditëve në vijim mund të ketë masa shtrënguese.“Në dy ditët e fundit kemi rritje të rasteve pozitive. E shohim se COVID-19 nuk bën dallime. Lirimi i masave me 25 shtator është bërë me kusht që të zbatohen udhëzimet e manualit për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Nëse nuk veprohet kështu, në ditët në vijim, masat e reja shtrënguese janë të detyrueshme”, tha Zemaj.