Home Lajme KOSOVË Ruajtja e shëndetit të rinisë, ku 3 paraqitjet më të mira të...

“Keeping YOUth Healthy” [Ruajtja e shëndetit të rinisë]Thirrje e HapurpërVideot/fotot më të mira krijuese/ndërgjegjësueseRinia kundër COVID-19: Parandalimi, Mirëqenia dhe Përgjegjësia!• Jeni 18 deri 29 vjeçar dhe jetoni në Kosovë?• Doni të bashkoheni në luftën kundër COVID-19?• Keni pasion për të bërë videoklipe dhe fotografi krijuese?Atëherë kjo është mundësia e duhur për ta treguar historinë tuaj!o Na tregoni si keni kontribuar në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 në jetën tuaj të përditshme, në shtëpi, në rrugë, në shkollë në restorant a bar apo në park.o Na tregoni si i keni ndihmuar të tjerët – përmes vullnetarizmit, blerjes së artikujve ushqimorë për fqinjët e dobët, si i keni ndihmuar të afërmit ose miqtë më të rinj me shkollimin nga shtëpia dhe me punën.o Fotoja ose videoja duhet të japë mesazh pozitiv se si të ndërveprojmë më mirë me tjerët duke respektuar me vetëdije masat mbrojtëse në kohën e COVID-19.o Dorëzoni #hashtag-un tuaj në cilëndo gjuhë së bashku me foton/videon tuaj për t’u bashkuar me fushatën #KeepingYOUthHealthy!o Videot mund të përdorin vizatime, humor, muzikë, këngë dhe/ose vallëzim për të demonstruar se si ne me të vërtetë kujdesemi për njëri-tjetrin në luftën kundër COVID-19!Dorëzoni deri në tre (3) fotografi dhe/ose deri në tre (3) video të shkurtra krijuese jo më shumë se një (1) minutë secila në gjuhën angleze ose ndonjërën nga gjuhët e folura në Kosovë.Videot dhe fotot më të mira dhe më origjinale do të jenë pjesë e video fushatës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për t’u transmetuar në media të ndryshme. 3 paraqitjet më të mira të fotove dhe videove do të fitojnë edhe Iphone SE!Bëhuni pjesë e fushatës #KeepingYOUthHealthydhe bëni ndikim pozitiv që mund të shpëtoj jetë në familjen dhe komunitetin tuaj!Na tregoni se kujdeseniAplikoni duke dërguar foton/videot tuaja krijuese në: mahir.shehu@osce.orgmë së largu deri më 23 nëntor 2020, në ora 17:00