Home Lajme KOSOVË RUSIA E KA GATI DRAFTËLIGJIN PËR GJYKATËN SPECIALE, NËSE KOSOVA DËSHTON THEMELIMIN...

Deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë arritur ta shohin draftligjin për Gjykatën Speciale që e ka hartuar Rusia për t`u votuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në rast se Kosova dështon ta miratoj atë.

Klan Kosova merr vesh se drafti në fjalë është shqyrtuar në komitetin e pestë për financa brenda OKB-së.

Në këtë komitet shqyrtohet kostoja financiare në rast se OKB-ja e themelon Gjykatën Speciale. Poashtu sipas burimit që e ka parë draftligjin në fjalë në OKB, ai përmban në shumë kapituj termin gjenocid.

Ndërkohë, i gjithë ky dokument e rifuqizon rolin e UNMIK-ut dhe rezolutën 1244, derisa nuk ka afat kohor të veprimit .

E krejt, historia e Gjykatës parashihet të mbyllet me rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit ku Rusia e ka të drejtën e vetos.

KULTURË

0 2121

Drejtoria Rajonale e dorëshkrimeve në qytetin Konya të Turqisë restauron një prej kopjeve të dorëshkrimit "El-Kanun Fi’t Tıbb" i cili për qindra vjet...