Home Sport RVP NË STAMBOLL, SHPRESON T’I GËZOJË TIFOZËT E FENERIT

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Robin van Persie, ndodhet në Stamboll për të kompletuar kalimin e tij te Fenerbahce.

Feneri ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për transferimin e holandezit, në mënyrë që të përforcojë fazën ofensive.

“Ndjehem shumë mirë. Jam shumë i lumtur që ndodhem në Stamboll”.

“Do të jem para tifozëve fantastikë. Mezi pres të takohem me ta. Shpresoj që t’i bëj të lumtur”, ka deklaruar Van Persie. /Telegrafi/