Home Prizreni Online RYETARI I GJYKATËS THEMELORE NË PRIZREN FLET PËR SUKSESET DHE SFIDAT GJATË...


Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren,Ymer Hoxha,në takimin e sotëm me gazetarë ka shpalosur punën e Gjykatës Themelore në vitin 2016 duke i paraqitur sukseset e punës por edhe sfidat me të cilat përballet Gjykata.Ai duke folur për punën e kësaj gjykate ka potencuar se Gjykata Themelore e Prizrenit është më aktivja ndër të gjitha gjykatat në Kosovë” tha ai. Kryetari i kësaj Gjykate Hoxha tha se lëndët me prioritet në vitin 2016 ishin dhe mbeten edhe në vitin 2017 janë lëndët me natyrën korruptive dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare,lëndët e trafikimit me njerëz, narkotikë.Kurse ai me këtë rast tha se në këtë drejtim mund të krenohemi se kemi arritir rezulate konkrete.Gjykata Themelore në Prizren gjatë vitit 2016 janë trashëguar 28 813 lëndë. Lëndë të ardhura gjatë vitit 2016 janë 62 434, lëndë që janë punuar gjatë vitit janë 91 247 lëndë,ndërsa janë kryer 61 198 . Ai tha se 28 lëndë kanë qenë lëndë me dyshime korruptive dhe keqpërdorim të autoritetit zyrtar nga të cilat 18 lëndë janë në punë,ndërsa të tjerat janë kryer.Përderisa sa i përket lirimit të atyre që po bëjnë krime dhe po lirohen ai tha se kjo bëhët edhe për faktin se shpesh recidivistëve u mungon databaza e shënimeve të tyre.Por,ajo që është brengosëse sipas tij është se kjo gjykatë ka mungesë për gjashtë gjyqtarët dhe për stafin profesional për të cilat ai tha se po kërkohen kritere të ashpëra.Këtë sfidë besohet që të tejkakalohet Kosova sepse edhe gjykata tjera tha e kanë këtë problem. Në Prizren ka 33 gjyqtarë kurse në Therandë 6 dhe komunën e Sharrit 3.

KULTURË

0 2898

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...