Home Sport SALAH ZYRTARIZOHET TE ROMA

Roma ka konfirmuar transferimin e Mohamed Salah nga Chelsea në formë huazimi, me mundësi që vitin e ardhshëm ta blejë atë.

Egjiptiani pjesën e dytë të sezonit të kaluar e kaloi si i huazuar te Fiorentina, ku ai kaloi nëpër një formë shumë të mirë, duke realizuar nëntë gola për 26 paraqitje.

“Roma është njëra nga klubet më të mëdha në botë dhe unë jam shumë i lumtur që jam në këtë ekip”, ka thënë Salah.

“Mendoj se këtu të gjithë e kanë ambicien që të fitojmë titullin. Do të japim gjithçka që fansat të jenë të lumtur”./koha/