Home Sport SANTOS KËRKON FITORE NDAJ SHQIPËRISË

Përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos, ka folur për pritshmëritë e tij në ndeshjen ndaj Shqipërisë , skuadrën “Kuqezi” dhe gjendjen e grupit I, në konferencën për media para para takimit që do të luhet të hënën.

Santos ka thënë se as që e mendon humbjen përballë Shqipërisë, duke aluduar kështu në fitoren e portugezëve, transmeton Sportal.

“As që e mendoj humbjen, por kjo nuk do të thotë që e respektoj kundërshtarin. Shqipëria ka një ekip të mirë dhe lojtarë të aftë teknikisht dhe e di që do të jetë një ndeshje e vështirë. Sipas meje loja e Shqipërisë bazohet te kolektiviteti dhe e përgëzoj trajnerin për punën fantastike që ka bërë, ka ngritur një ekip tepër të organizuar”, deklaroi Santos.

Është një grup i ekulibruar, ku ekipi ynë dhe Shqipëria kemi nga 3 ndeshje, por edhe Danimarka që ka 2 takime nuk mund të them se është jashtë garës. Mendoj se dy ndeshjet e radhës do të përcaktojnë fatin e grupit”, shtoi ai.