Home Teknologji Së shpejti fluturimi i parë në hënë nga një kompani private (VIDEO)

Sipas gazetës “Florida Today”, Bob Richards, drejtuesi i lartë dhe bashkëthemeluesi i kompanisë teknologjike Moon Express me qendër në Cape Canaveral, ka theksuar se kompania ka siguruar burime të mjaftueshme për të dërguar mjet të vogël kozmik në hënë.

Richards ka potencuar se përmes dërgimit të mjetit kozmik në hënë dëshirojnë të fillojnë epokën e zbulimeve në hënë me kosto të ulët.

Kompania ka deklaruar se ka mbledhur mbi 45 milionë dollarë nga investitorët private dhe fondet sipërmarrëse. Për ta testuar mjetin kozmik MX-1E i cili ka madhësinë e një makine larëse, kompania ka filluar me restaurimin e qendrës së lançimit Delta II në Stacionin e Forcës Ajrore në Cape Canaveral.