Home Lajme KOSOVË Serbia publikon Raportin mbi dialogun e Brukselit, akuzon Kosovën

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka publikuar sot Raportin mbi përparimin në dialogun Beograd – Prishtinë, transmetojnë mediet serbe.

Këtë raport gjashtëmujor dje e prezantoi para gazetarëve drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, sipas të cilit Serbia ka përmbushur të gjitha detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit.

Siç citohet të ketë thënë ai, transmeton Koha. net, nuk ka kushte të reja shtesë për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës. Ky fakt, sipas tij, i hap Serbisë rrugën për hapjen e kapitujve të parë në negociatat me BE-në.

Pasi ka thënë se Marrëveshja e Brukselit është e qartë kur bëhet fjalë për funksionet dhe kompetencat e Bashkësisë (Asociacionit) të Komunave Serbe, Gjuriq ka thënë se Beogradi nuk do të heqë dorë nga formimi i Bashkësisë (Asociacionit) të Komunave Serbe, ai ka përmendur pesë pengesat për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit që burojnë nga mungesa e gatishmërisë së Prishtinës për të përmbushur ato për të cilat është zotuar.

“Pala e prishtinës insiston se Bashkësia e Komunave Serbe është njësoj si Asociacioni i Komunave të Kosovës, i cili ekziston në Kosovë dhe që përfaqëson asociacionin e njësive të vetadministrimit lokal, prandaj Bashkësia e Komunave Serbe doemos duhet të formohet në përputhje me ligjet ekzistuese të Kosovës. Për palën serbe ky është interpretim i papranueshëm i dispozitave të Marrëveshjes së Brukselit”, thuhet në Raportin e publikuar sot.

Siç thuhet në Raport, sjellja e tillë e Prishtinës është kundërproduktive, meqë shtyn zbatimin e asaj për të cilën jemi marrë vesh, pengon vazhdimin e dialogut, fut mosbesim dhe dyshime se është e mundur të zbatohen dispozitat më të rëndësishme të Marrëveshjes së Brukselit, në ç’mënyrë vihet në pikëpyetje thelbi procesit, thuhet në Raport.

Raporti nuk përmend strukturat paralele të Serbisë, që vazhdojnë të funksionojnë në Kosovë, dhe as destruksionet e tjera të pikëve të Marrëveshjes së Brukselit.

 

KULTURË

0 3000

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...