Home Sport SFIDA SKËNDERBEU – DINAMO E ZAGREBIT MBYLLET ME REZULTATIN 1:2

Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan, për garantimin e rendit për këtë ndeshje ndërmori disa masa të sigurisë, ku u angazhuan mbi 400 forca policore dhe u bllokuan disa segmente rrugore dhe ndalimi i qarkullimit…

Sfida Skënderbeu – Dinamo e Zagrebit e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” për turin play-off të UEFA Champions League është mbyllur me rezultatin 1:2, në favor të skuadrës nga Kroacia, raporton Anadaolu Agency (AA).

E para ka kaluar në avantazh, skuadra vendase Skënderbeu, me golin e shënuar nga Blendi Shkëmbi në minutën e 37. Rezultati ka mbetur i pandryshuar pjesën e parë në favor të skuadrës korçare.

Dinamo e Zagrebit ka barazuar rezultatin në pjesën e dytë, në minutën e 66 të ndeshjes me golin i shënuar nga Soudani, ndërsa Pivariç ka shënuar në minutat shtesë të ndeshjes golin e fitores për skuadrën nga Kroacia.

Ndeshja pati një interes të madh të opinionit vendas dhe më gjerë për tu ndjekur. Ndërkohë tifozeria shqiptare në mbështetje të skuadrës së Skënderbeut ka mbushur stadiumin “Elbasan Arena”, ndërkohë që mbështetja nuk ka munguar as edhe në ambientet e jashtme të stadiumit.

Nga ana tjetër Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan, për garantimin e rendit për këtë ndeshje ndërmori disa masa të sigurisë, ku u angazhuan mbi 400 forca policore dhe u bllokuan disa segmente rrugore dhe ndalimi i qarkullimit të automjeteve.

Dinamo e Zagrebit, ishte kundërshtari i radhës i skuadrës së Skënderbeut të Korçës. Ky ishte verdikti, i shortit të UEFA Champions League që është hedhur në Nion të Zvicrës. Për të arritur deri këtu, Skënderbeu u kualifikua direkt në turin e dytë, për shkak të koeficientit të lartë që kishte. Në këtë tur, eliminoi irlandezo-verioret Crusaders duke fituar në Korçë 4-1 dhe duke humbur në Irlandën e Veriut 3-2. Në turin e tretë, korçarët fituan dy herë me të njëjtin rezultat të pastër 2-0 me kampionen e Moldavisë Milsam.