Home Lajme Shaqir Totaj;”PDK-ja do të përkrahë fuqishëm punën e Këshillit të Bashkësisë Islame...

Shaqir Totaj;”PDK-ja do të përkrahë fuqishëm punën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren”.

“Sot, se bashku me kandidatët për deputetë të Degës së Partisë Demokratike/PDK në Prizren, e vizituam Këshillin e Bashkësisë Islame/BIK të Prizrenit.
Gjatë kësaj vizite u mirëpritëm nga kryetari BIK-ut, z.Besim ef. Berisha dhe drejtuesit e tjerë të BIK-ut.
Si kryetar i Degës së PDK-së në Prizren, e përgëzova edhe një herë kryetarin Besim ef. Berisha për vullnetin dhe përmbushjen e misionit të tij fetar për t’u bërë haxhi si dhe shpreha gatishmërinë e vullnetin se PDK-ja do të përkrahë fuqishëm punën dhe angazhimet e Këshillit të Bashkësisë Islame – Prizren. Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për tema të ndryshme.

Si deputet i ardhshëm në Parlamentin e Kosovës do të angazhohem që këtu të mbretëroj një ambient i qetë, ku të gjitha komunitetet mund të jetojnë në paqe dhe harmoni mes vete.

Partia Demokratike e Kosovës/PDK është e vetmja alternativë që synon të sigurojë përkrahje të vazhdueshme dhe kaq të nevojshëm, por vetëm me Kadri Veselin kryeministër” është shprehur kandidati për deputet i PDK,së në Prizren.