Home Lajme KOSOVË SHBA e BE nuk reagojnë rreth krizës Kosovë – Turqi

Është i çuditshëm fakti se as SHBA e as BE nuk reaguan fare me veprimin e Kosovës në ditët e fundit.

Vetëm pak ditë para se në Kosovë të kryhej një aksion i shërbimit sekret turk dhe atij të Kosovës, udhëheqësit e lartë të BE’së kishin shtrënguar duart me presidentin Turk Rexhep Taip Erdogan.
Pas takimit në Varna të Bullgarisë, zyrtarët lartë të BE’së, si Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, kishin thënë se rikonfirmojnë gatishmërinë për të vazhduar dialogun me Turqinë.

A është interesi gjeostrategjik i BE’së dhe SHBA’së me Turqinë, që bëri të mos reagojnë fare kundër deportimit të gjashtë gylenistëve, shrehen kështu analistët të cilët po ashtu deklaruan se Kosova është ngutur me reagimet kundër Turqisë kur dihet pesha e ketij shteti në këtë rajon.

I vetmi reagim për këtë ka ardhur nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, edhe ai në formë shumë të zbehtë. Në këtë rast e ai ka shkruar një twitt me një fjali ku për rastin kërkon transparencë, derisa jemi mësuar që ambasadori amerikan të jetë shumë i ashpër dhe konkret në deklarata e tij, kur shpreh qëndrimin amerikan për një çështje të caktuar.

A mund të thuhet se edhe SHBA-të por edhe e BE do të lejnë Kosovën të vetmuar sikurse gjithmonë, duke llogaritur më me interes raportet me Turqinë, e cila paraqet një vend me fuqi të madhe në gjeopolitikën globale dhe është anëtar i rëndësishëm i Nato-s.

KULTURË

0 959

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...