Home Lajme BOTË SHBA GODET ISIS-in PËR HERË TË PARË ME AVIONË PA PILOTË TË...

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, ka njoftuar se ka qëlluar DAESH me avionin pa pilotë të ngritur nga baza ajrore Incirlik në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Pentagonit Laura Seal i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së në lidhje me oparacionet e avionëve të SHBA të ngritur nga Turqia. Duke rikujtuar se avionët pa pilotë të SHBA në fundjavë në kuadër të operacioneve kundër DAESH kanë nisur fluturimet nga Turqia por se deri në atë kohë ata nuk kishin ndërmarrë sulme ajo u shpreh: “dje SHBA duke përdorur për herë të parë avionët pa pilotë ka goditur DAESH duke u ngritur nga Turqia”.

Seal duke theksuar se këto detyra janë një pjesë e operacioneve të forcave aleate të përbashkëta për eliminuar plotësisht DAESH ka theksuar më tej se sulmet e ndërmarra do të jenë brenda përditësimeve të një dite më pas.

Seal ka vënë në dukje se sulmet e ndërmarra janë si rezultat i lejes së dhënë nga Turqia për avionët e SHBA ajo tha se “Turqia dhe vendet e tjera të koalicionit në rajon janë të vendosura të luftojnë kundër DAESH për sigurimin e paqes dhe të stabilitetit në rajon”.

Seal gjithashtu ka theksuar se në mbështetje të forcave aleate të përbashkëta ngritja nga Turqia e avionëve do të jetë një vend strategjik për kryerjen e sulmeve kur të jetë e nevojshme.

KULTURË

0 2403

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...