Home Lajme KOSOVË Shërbeu si ushtarak në Kosovë, deputeti gjerman plagos dy policë pasi i...

Deputeti i shtetit gjerman, Daniel Freiherr von Lutzow mund të jetë në shënjestër të sistemit të drejtësisë penale për shkak të përfshirjes në një festë në Cottbus që shkeli rregullat e pandemisë.Sipas informacioneve të gazetës Postdamer, politikani 46-vjeçar tani po hetohet si i dyshuar sepse thuhet se ka kërcënuar zyrtarët e policise.Siç është raportuar, kishte pasur sulme nga të ftuar agresivë kundër zyrtarëve të policisë, kur këta të fundit shkuan të ndalonin festën e ditëlindjes me nëntë pjesëmarrës më 27 dhjetor.Dy oficerë u plagosën lehtë. Policia ishte thirrur nga fqinjët për zhurmë shqetësuese.Deputeti gjerman ka shërbyer në Kosovë si ushtarak gjatë viteve 1999-2000.