Home Lajme KOSOVË Shetasit e Shqipërisë shkojnë në Kosovë për mjekimin anti-Covid

Shifrat e ditëve të fundit të të infektuarëve me Covid përveç tejmbushjes së spitaleve ka sjellë edhe një dukuri tjetër, shqiptarët e Shqipërisë i kanë kthyer sytë nga shëndetësia e Kosovës.

Shumë qytetarë i janë drejtuar Prizrenit për tu mjekuar.

Familjarët e këtyre pacientëve kanë deklaruar për Fax News se kanë zgjedhur Kosovën pasi spitalet në Shqipëri nuk kanë siguri dhe shërbimi është i dobët.

Gjithashtu, ata tregojnë se në Kosovë nuk u kanë kërkuar kurrë lekë, madje as nuk i pranojnë kur pacientët tentojnë t’ua japin.

“Asnjëherë nuk na kanë kërkuar para. Edhe nëse duam t’u japim diçka nuk i marrin. Në Shqipëri shërbimi është i dobët dhe nuk ka siguri. Këtu mjekët nuk na kërkojnë para”, tregojnë familjarët e pacientëve shqiptarë që po trajtohen në Prizren.