Home Lajme KOSOVË Shpërthen Jakup Krasniqi ndaj Speciales: Po quani ndërmarrje kriminale anëtarët e Shtabit...

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka marrë fjalën shkurtimisht para Gjykatës Speciale, ku po paraqitet për herë të parë.Krasniqi e ka kritikuar ashpër cilësimin e Speciales si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” kur përshkruajnë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.“Në aktakuzë po na quani ndërmarrje e përbashkët kriminale. Unë deklaroj sot se kurrë në jetën time, në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq, sa e si më trajtuat mua, nga ndërtesa e burgut e deri në këtë ndërtesë. E theksoj, s’kam trajtuar kurrë kështu njerëz”, ka thënë ndër tjerash Krasniqi.“Cilësimi i prokuoririt se ne qendkemi ndërmarrje e përbashkët kriminale nuk ka asgjë më fyese”, ka theksuar Krasniqi.“Besoj dhe besoj shumë që këtë e di secili qytetar i arsimuar që së paku është mbi 30 vjeçar dhe jeton në vendet e demokracisë” ,tha Krasniqi

KULTURË

0 47

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren