Home Lajme BOTË Shpërthen zjarr në fabrikën më të madhe në botë ku prodhohen vaksinat...

Një zjarr i madh ka shpërthyer në vendin e prodhuesit më të madh në botë të vaksinave kundër Covid, transmeton IndeksOnline.

Tym i madh u pa mbi Institutin e Serumit, në Pune, gjatë ditës së sotme në Indinë Perëndimore, shkruan metro.uk.

Në këtë vend po prodhohen miliona doza të vaksinës Covishield Covid, të zhvilluar nga AstraZeneca të Universitetit të Oksfordit. Sipas medieve lokale thanë se flakët ishin në një vend ndërtimi në objektin e madh dhe mendohet se prodhimi i vaksinës së koronavirusit nuk është prekur.