Home Lajme KOSOVË Shpërthimi i koronavirusit në Evropë, paralajmërohet shtim i masave të rrepta në...

Ditëve të fundit në Evropë kanë shpërthyer shifra të reja të të infektuarve me koronavirus, derisa, vetëm dje gjatë ditës është shënuar numër rekord i infektimeve. 123 mijë persona kanë rezultuar pozitiv vetëm në 24 orëshin e fundit, derisa këto shifra kanë alarmuar edhe institucionet kosovare. Në ekzekutiv është paralajmëruar rikthim i masave nëse numri shkon duke u rritur.Pas disa muaj mbyllje, Kosova sot e ka hapur kufirin me Maqedoninë e Veriut, derisa, qytetarët do të mund të udhëtojnë atje pa test PCR.Derisa në vend janë liruar masat e po hapen kufijtë, një situatë alarmante është në vendet tjera të Evropës, që hiç më larg se dje kanë shënuar numër rekord të infektimeve.Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë bëhet fjalë për shifrën më të lartë të infektimeve në një ditë që prej shpalljes së pandemisë, që është 8.3% më e lartë se rekordi i shënuar të premten e kaluar me rreth 114 mijë raste të reja.Rritja e numrit të infektimeve në Evropë por edhe në të gjithë botën, ka alarmuar institucionet kosovare që ditëve të fundit kanë njoftuar për shifra më të ulëta të personave të prekur me COVID 19 në vend.Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se rreziku nga një valë e re COVID 19 është shumë i madh edhe në Kosovë.Ai ka thënë se edhe pse ka pasur rënie të rasteve, sipas parashikimit shifrat pritet të rritet e rrjedhimisht, duhet shtrënguar masat ashtu siç po ndodh në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian. Hoti tutje ka kërkuar mirëkuptim për vendimet që pritet të merren për shtrëngimin e masave. “Prandaj, të gjithë duhet të kemi mirëkuptim për shtrëngimin e masave në javët në vijim, që përfshijnë ndërprerje të tubimeve të mbyllura, kufizime të çdo aktiviteti ku mblidhen qytetarë, kontroll rigoroz i shkollave për përmbushje të masave për mbrojtjen nga covid-19 dhe masa të tjera. Inspektoratet dhe institucionet e tjera mbështetëse”, ka thënë ai.