Home Lajme KOSOVË Shprëndahen mbi 380 pako për Ramazan nga Kryetari Haskuka dhe Konsulli i...

Sot së bashku me konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Turqisë në Prizren, Serdar Ozaydin dhe koordinatorin e TİKA Kosova, Cihan Dinçer kemi bërë shpërndarjen e 380 pakove ushqimore dhe higjienike, të dhuruara nga kjo agjenci.

Falënderoj TIKA-n që edhe gjatë vitit të kaluar, por edhe sivjet kanë ndihmuar familjet në gjendje të vështirë ekonomike, të cilët po ashtu po ballafaqohen me vështirësitë e paraqitura si pasojë të pandemisë. Ky nuk është projekti i vetëm që kemi bashkëpunuar me TIKA-n, meqë kemi edhe shumë projekte të tjera që do t’i realizojmë së bashku, e një prej tyre është edhe ndërtimi i çerdhes në lagjen Dardania.

Me këtë rast dua të njoftoj se edhe Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale gjatë këtyre ditëve ka filluar me shpërndarjen e 5 mijë pakove ushqimore dhe higjienike, duke arritur kështu në më shumë se 10,000 pako të shpërndara që nga fillimi i pandemisë, ka shkruajtur kryetari Haskuka në rrjetin e tij social.