Home Lajme KOSOVË Shtetasi i Shqipërisë sulmon policinë në Prishtinë, prezanton një ID të policisë...

Të hënën në mëngjes, policia e stacionit “Qendra” në Prishtinë ka pranuar një informacion për një mosmarrëveshje në një familje, e cila banon në rrugën “Vicianaum” në kryeqytet.

Menjëherë rastit i është përgjigjur një njësit policor që ka hasur në personat e përfshirë në rast.

I dyshuari M.Gjergji, shtetas i Shqipërisë ka refuzuar që të shkonte në stacion për intervistim dhe në të njëjtën kohë ka refuzuar që ta lejonte edhe viktimën L.Hollaj, shtetase e Malit të Zi, të shkonte me policët për intervistim.

Burimet e IndeksOnlinet kanë thënë se i dyshuari ka sulmuar policët në detyrë dhe më pas është arrestuar.

Ai ka prezantuar një ID zyrtare të policisë shqiptare, mirëpo kjo mbetet për t’u verifikuar.

Ndërkohë në lidhje me rastin është njoftuar Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU).

Po ashtu në konsultim me prokuroren kujdestare rasti është kompletuar për hetime të mëtutjeshme, ndërsa i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.