Home Lajme BOTË Shtetet ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza

Pasaportat janë të nevojshme nëse dëshironi të udhëtoni jashtë vendit pasi ato verifikojnë identitetin dhe kombësinë tuaj. Ato i japin bartësit kalim të sigurt dhe mbrojtje në një tokë të huaj.

Ekzistojnë disa lloje të pasaportave në varësi të statusit të bartësit në vendin e tyre të lindjes.

Por, si qëndrojnë vendet e Ballkanit sa i përket peshës dhe fuqisë së pasaportave të tyre, sipas “Passport index”.

Më së keqi qëndron vendi i Kosovës, ku shteti ynë fatkeqësisht ende nuk e gëzon të drejtën e liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian.

Sidoqoftë, Kosova gjendet në vendin e 70-të në botë sa i përket fuqisë së pasaportës.

Qytetarët tanë mund të udhëtojnë në 14 shtete të ndryshme pa viza dhe në 34 vende të tjera që iu jepen viza kosovarëve pasi të arrijnë apo ndryshe siç quhen “viza në mbërritje”.

Ndërsa në 154 shtete tjera kërkohet që të ketë një vizë për të hyrë në atë vend.

14 vendet që kosovarët mund të udhëtojnë pa viza janë: Shqipëria, Bregu i Fildishtë, Domenika, Ekuadori, Gambia, Haiti, Maqedonia e Veriut, Mikronezia, Mali i Zi, Territoret Palestineze, Serbia, Shri Lanka, Shën Vinsent-Grenadine dhe Turqia.

Kurse, këto janë gjithashtu 34 vendet që kosovarët kanë të drejtë të udhëtojnë por duhet të pajisen me vizë pasi të arrijnë: Bangladesh, Bolivi, Kamboxhia, Kepi i Gjelbër, Komoret, Kuba, Xhibuti, Etiopi, Gabon, Guinea-Bisau, Iran, Xhamajka, Jordani, Laos, Lesoto, Mako, Madagaskar, Maldive, Ishujt Marshall, Mauritania, Mozambik, Nepal, Oman, Palau, Katar, Raundë, Samoa, Sejçells, Somali, Tanzani, Timori Lindor, Togo, Tuvalu dhe Uganda.