Home Lajme KOSOVË Shtrenjtohet energjia elektrike në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar dje “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin shtator 2020.Por, në të njëjtat statistika është vërejtur edhe një rritje e çmimeve tek disa kategori si te perimet, lëndët djegëse si dhe te energjia elektrike.Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte (-0.1%) në muajin shtator 2020. Ndërkohë, sa i përket normës vjetore të inflacionit e matur në muajin shtator 2020 në krahasim me muajin shtator të vitit të kaluar, kjo normë ishte -0,4%.Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në këtë muaj pësoi rënie në një mesatare prej (-0.1%), krahasuar me muajin gusht 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: te pemët ka pasur rënie me -9.3%; te përdorimi i pajisjeve për transportin personal -0.4%- ku bëjnë pjesë edhe rënia e çmimeve të naftës dhe benzinës; pushimet e organizuara me -2.3%; shërbime hoteliere me -06%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.3 për qind në IHÇK.Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it, ku perimet u rritën me 4.2%; rritje të çmimit është parë edhe te energjia elektrike, gazi dhe lëndë djegëse të tjera me 1.9%- (ngritje e çmimeve të drunjve për ngrohje), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇK.Ndërkaq në krahasimet me vitin e kaluar, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej (-0.4%) në muajin shtator 2020, krahasuar me muajin shtator 2019. E kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (-2.1%); pemë (-3.5%); veshje (-1.3%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (-5.5%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-14.5%)-(rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.4) për qind në IHÇK.Ndërsa ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.6%); mish (1.5%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (3.1%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (2.9%); duhan (2.2%); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (4.7%); shërbime ambulatore (5.5%); shërbime hoteliere (1.8%); kujdes personal (2.1%); sigurime (19.7%)-(ngritje e çmimeve të sigurimeve të automjeteve), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.0 për qind në IHÇK.