Home Lajme KOSOVË Siguri Kibernetike, Zafir Berishës i hakohet llogaria në Facebook

Pak orë pas emërimit Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, zv.ministrit të Brendshëm, Zafir Berisha i është hakuar llogaria e tij në Facebook.“As 3-4 orë nga emerimi i Zafir Berisha u thye Facebooku i tuij hahahaha. N’dor t’kuejt ka met siguria kibernetike qe facebookin e vet sun e run. Me Respekte nga PRESHEVA!”, shkruhet në një postim nga llogaria e tij.Në një status të mëvonshëm disa minuta më pas, nga llogaria e Berishës është shkruar se synimi i vetëm i këtij veprimi është që të gjithë ta shohin se “në dorë të kujt ka mbetur siguria kibernetike”.“Mos m’shkruni mesazhe se ja kthej Facebookun, as që jom tu e kontrollu. Vetëm vlerësone se në dor t’kujt ka met siguria kibernetike”, shkruhet në status.Emërimi i tij si koordinator për Siguri Kibernetike kishte nxitur debat në rrjetet sociale.Berisha, zv.ministër i Brendshëm i Kosovës, pos koordinatorit për Siguri Kibernetike është emëruar edhe koordinator për menaxhimin e emergjencave.

KULTURË

0 59

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren