Home Lajme KOSOVË Sinjali pozitiv i Lumirit për Vjosën presidente

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur pas takimit me liderin e LVV-së, Albin Kurti dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmani.

Ai u shprehë se takimet me LVV-në tashmë kanë përfunduar dhe LDK do të jetë në opozitë, ndërsa paralajmëroj se javën tjetër do të takohen përsëri me pretedenten për presidente, Vjosa Osmani për ta parë pozicionin e saj karshi LDK-së, LVV-së dhe partive opozitare.

“Përfunduam takimin me kryetarin e LVV-së ,z.Kurti, me të cilin e diskutua me sekuencës së formimit të institucioneve. LVV është në pozitë ne jemi në opozitë, sepse kështu kanë vendosur qytetarët.”

“Ne do të jemi opozitë aktive dhe do të jemi një alternativë e re në skenën politike të ardhshme. Këtu përfundojmë takimin me LVV. Jemi dakorduar që pas formimit të institucioneve të takohemi me pretenden për presidente dhe të kuptojmë më qartë pozicionin e saj karshi LDK, karshi LVV, karshi partive opozitare. Presim që javën e ardhshme të bisedojmë dhe të presim ftesën për takim me pretendeten për presidentin. Takimi do të mbahet gjatë javës së ardhshme. Ne do të vazhdojmë si opozitë dhe këtu mbaron relacioni me LVV-në”, u shprehë ai.