Home Lajme KOSOVË S’ka kafe për Qeverinë: Kafiteritë e shpallin “non grata” Hotin me kabinet

Pas njoftimit të masave të reja për parandalimin e transmetimit të koronavirusit nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar Shoqata e Gastronomëve të Kosovës (SHGK).Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në Facebook, ‘SHGK’ ka thënë se kundërshton masat e reja, si dhe ka kërkuar nga qeveria që të krijojë Pako Ekonomike për Gastronomi në vlerë prej 10 milionë eurosh.“Ne si Shoqatë e Gastronomëve të Kosovës, kërkojmë që URGJENTISHT Qeveria të dalë me qëndrim zyrtar lidhur me kërkesat kryesore të sektorit të gastronomisë, për krijimin e Pakos Ekonomike për Gastronomi, në vlerë së paku prej 10 milionë eurosh”, është shkruar në postim.Tutje, shoqata ka parashtruar edhe mënyrën e projektimit të kësaj pakoje.“1. Subvencionimi i shpenzimeve operative deri në përfundimin e pandemisë (mbulimet e qirasë, pagat e punëtorëve);2. Shtyrje të afatit të kësteve të kredive, dhe kthimit të mbitërheqjeve deri në përfundimin e pandemisë;3. Pagesa direkte për bizneset e gastronomisë, sipas vlerësimit të situatës;4. Lejimi i shërbimeve me porosi (delivery) pas orës 19:00, edhe në komunat me rrezikshmëri të lartë”, thuhet tutje.Ata, në rast se nuk plotësohen këto kërkesa përbrenda shtatë ditëve, kanë paralajmëruar për reagime të ashpra.