Home Lajme BOTË Sllovenia po bën teste anti-COVID në pika kufitare, pritjet s’kanë të ndalur...

Bashkëatdhetarët po përballen me pritje të gjata gjatë kthimit në vendet ku ata punojnë.Pika kufitare më e ngarkuara është ajo e kalimit nga Kroacia për në Slloveni.IndeksOnline ka pasqyruar këtë gjendje përmes pamjeve, derisa kjo po ndodhë për shkak të testeve COVID-19 që janë duke u kryer nga ana e shtetit slloven për shtetasit e tyre.Ndryshe, Qeveria e Republikës së Sllovenisë më datë 31 dhjetor 2020 ka marrë disa vendime në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19 duke përfshirë edhe aspektet që lidhen me hyrjen në Republikën e Sllovenisë.