Home Islami dhe jeta Sonte shënohet MEVLUDI – Datëlindja e Muhamedit a.s me një program në...

Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës lajmëron të gjithë besimtarët muslimanë të komunës së Prizrenit, se sonte më datë 28.10.2020 është MEVLUDI – Datëlindja e Muhamedit a.s.. Për nder të kësaj ngjarje, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit organizon PROGRAM FETAR (Kur’an, ligjëratë, mevlud, ilahi, etj.), i cili mbahet në xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren, më datë 28.10.2020 pas namazit të jacisë, ora: 18:14. Urime e gëzuar Mevludi – Datëlindja e Muhamedit a.s.!