Home Lajme KOSOVË SOT DIALOGU NË NIVEL KRYEMINISTRASH, TENSION I MADH PARA TAKIMIT

Kryeministrat, ai i Kosovës dhe i Serbisë, në takimet e fundit vazhdimisht kanë folur për gjetjen e formulës për funksionalizimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por nuk kanë pasur sukses.

Presioni ndërkombëtarë në rritje në njërën anë dhe qëndrimet e kundërta në anën tjetër, kanë bërë që palët të jenë në tension të madh para takimit të sotëm, ku do të duhej të merreshin vesh për atë, që pala kosovare insiston që është një organ pa kompetenca ekzekutive, dhe pala serbe e cila po tenton që atë ta veshi me përgjegjësi të një mini qeverie.

Që para takimet, palët kanë filluar të komunikojnë në distancë, përmes deklaratave të hedhura në opinion, përmes të cilave kritikohet pala tjetër.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje tha se në Bruksel nuk negocion pala kosovare, por amerikanët dhe evropianët. Ai tha se delegacioni i Kosovës nuk di të thotë tjetër përveç se Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive, e sipas tij nuk e kanë idenë se çfarë janë ato kompetenca ekzekutive.

Ndërsa, kryeministri Mustafa ka thënë se nuk Bruksel po shkojnë që t’i zgjidhin problemet, por jo me cdo kusht që të nënshkruajnë marrëveshje. /lajmi/

KULTURË

0 2403

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...