Home Islami dhe jeta Sot është dita e 20 e muajit të Ramazanit, kanë mbetur vetëm...

Pejgamberi i bekuar Muhamedi a.s për Ramazanin ka thënë:
“Ai është muaji, fillimi i të cilit është mëshirë, mesi i të cilit është falje dhe fundi i të cilit është mbrojtje (shpëtim) nga Zjarri.”

Transmetohet se Muhamedi a.s ka thënë “Kerkoni naten e Kadrit ne ditet tek nga dhjete ditet e fundit te Ramazanit.” (el-Buhaari, 4/259).

Allahu ka fshehur këtë natë ashtu që robërit e tij do të perpiqen ta kërkojnë dhe të perpiqen në adhurimin e tyre, ashtu sikur ka fshehur edhe orën e lutjes në xhum’asë.
Keshtu që besimtari duhet të perpiqet me kembengulesi gjatë ditëve dhe netëve të këtyre dhjetë diteve, duke kerkuar natën e Kadrit, dhe duke percjellur shembullin e të Derguarit tonë Muhamedit a.s.