Home Lajme KOSOVË SOT MBLIDHET KUVENDI, INTERPELANCA E THAÇIT SHTYHET

Në mbledhjen e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, pas kohës për Deklarime jashtë rendit të ditës dhe Pyetjeve parlamentare, është dashur të zhvillohet interpelanca e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për përgjegjësinë lidhur me procesin e demarkacionit të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, por me kërkesën e tij për “shkak të agjendës së ngjeshur nuk ka mundësi t’i përgjigjet kërkesës së Kuvendit” kjo nuk do të jetë në rendin e ditës.

Më pas deputetët do të shqyrtojnë rekomandimin e Komisionit të posaçëm për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe të zgjedhin një anëtar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, raporton Koha.net.

Në seancën e sotme pritet të shqyrtohen edhe dy raporte: Raporti i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, si dhe raporti i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor për cilësinë e grurit të importuar.

KULTURË

0 2770

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...