Home Lajme Sot përcillet për në ahiret veprimtari prizrenas Bedi Kabashi

Mbrëmë ka ndërruar jetë, Muhamed Bedi Kabashi ish-veprimtar i dalluar i Këshillit të Financave, që ka vepruar gjatë viteve të ’90-ta në Prizren.I ndjeri ishte i angazhuar në lagjen “Xhevdet Doda’’, ndërkohë që ishte anëtarë i Kryesisë së Këshillit Komunal të Prizrenit.Kabashi është dalluar si një veprimtar i palodhshëm, ndërsa ka marrë pjesë në aktivitete kombëtare, duke qenë njëri ndër organizatorët e shumë nismave humanitare, në kohën e funksionimit të institucioneve paralele, për jetësimin e Republikës së Kosovës.Ai vdiq në moshën 71-vjeçare. Varrimi do të bëhet sot në ora 13:00 pas namazit të Xhumasë, në varrezat e Prizrenit../GP