Stambolli zgjidhet “Kryeqyteti i Humanizmit” nga Forumi Ndërkombëtar Humanitar
Forumi Ndërkombëtar Humanitar zgjodhi Stambollin si “Kryeqyteti i Humanizmit” në vitin 2016 për aktivitetet e Turqisë në fushën e ndihmave humanitare.
Përmes këtij programi, një nismë e Forumit Ndërkombëtar Humanitar, i cili formohet nga aktivistë nga vende, besime dhe kultura të ndryshme, çdo vit do të zgjidhet “Kryeqyteti i Humanizmit” nga vendet që bëjnë më shumë ndihma humanitare në shkallë botërore.
Duke marrë parasysh një sërë kriteresh të ndryshme, Stambolli u zgjodh qyteti i parë i denjë për këtë titull, për aktivitetet e Turqisë në fushën e ndihmave humanitare.
Në këtë kontekst, brenda vitit do të realizohen programe të llojllojshme nën mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave(AFAD), si dhe Bashkisë Metropolitane të Stambollit.
“Kjo është një praktikë e bukur dhe jemi të lumtur që Stambolli është qyteti i parë që vlerësohet me këtë çmim”, deklaroi në mbledhjen promovuese nënkryetari i Partisë Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) dhe njëherësh anëtar i Komitetit Përgatitor të Forumit Kryeqyteti i Humanizmit për Stambollin, Yasin Aktay.
Sipas llogaritjeve – vijoi ai – Turqia renditet në vendin e parë në botë për ndihma humanitare.
“Në Turqi janë strehuar një numër shumë i madh refugjatësh. Ne po i presim ata në mënyrë më të mirë të mundshme”, shtoi Yasin Aktay duke theksuar se Turqia nuk e bën këtë gjë për asnjë llogari tjetër, veçse plotësisht për qëllime humanitare dhe bamirësie.