Home Lajme KOSOVË “Studimi” i porositur i PE-së huq Televizionin publik e quan RTV BESA

“Studimi” i prezantuar në Parlamentin Evropian e i porositur nga AFET Committe (Komitetit për Çështje të Jashtme të Parlamentit Evropian) rreth rolit të lajmeve te rreme në Republikën e Kosovës, mund të cilësohet me çdo epitet por jo studim e as raport profesional pasi i njëjti ka bërë një huqje trashanike duke përzier transmetuesin publik shtetëror me mediumin privat dhe lokal RTV BESA. Ju ndjekës të nderuar të RTV BESA jeni dëshmitarët më të mirë se ne asnjëherë nuk kemi shpërndarë lajme të rreme dhe të pakonfirmuara. Po ashtu, mediumi ynë në asnjë rast nuk ka publikuar lajme të rreme ndaj ish-kryeministrit Kurti apo ndonjë kryeministri tjetër e as ndonjë individi a subjekti tjetër.Prandaj themi se, nëse në këtë “studim” ka diçka të rreme, atëherë është vet ky “studimi” i rremë. Raportimi ynë korrekt dhe në kohë aktuale gjatë këtyre 20 vite të funksionimit tonë si medium i pavarur dhe privat ka bërë që ta fitojmë besimin e juaj dhe të jemi mediumi më i përcjellur lokal. Këtë e dëshmon edhe numri i madh i ndjekësve që kemi në faqen tonë në Facebook.RTV BESA ju siguron se asnjëherë nuk do të heqim dorë nga politikat e pavarura editoriale dhe do të vazhdojmë të bëjmë lajme të vërteta pa marrë parasysh se dikujt mund t’i pëlqejnë ose jo.Ndaj këtij “gabimi” do të bëjmë edhe një ankesë në instancat relevante të PE.Me respektRTV BESA