Home Lajme KOSOVË Subvensioni 2021”- Policia jep detaje të reja në lidhje me operacionin e...

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të saj ka dhënë më shumë detaje në lidhje me operacionin të zhvilluar dje ku u konfiskuan një sasi e madhe parash.

Operacioni i koduar “Subvencioni 2021” u realizua në disa lokacione ku u konfiskuan një sasi e madhe parash, telefona, komjuter dhe armë.Me urdhër të prokurorit, zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE & MARRJE/DHËNJE RYSHFETI

Prishtinë, Istog, Gjilan, Lipjan 18.02.2021 – 13:00. Me 24.02.2021 hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë një aksioni “Subvensioni 2021” kanë arrestuar 12 (dymbëdhjetë) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Në bazë të provave janë bërë bastisje në disa zyre dhe vendbanime të personave ku janë konfiskuar: 433,160.00 (katërqind e tridhjetë e tre mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) euro, 600 (gjashtëqind) dollar, 200 (dyqind) franga, 275 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë) lira turke, 15 (pesëmbëdhjetë) telefona, 8 (tetë) vetura, 1 (një) kompjuter, 5 (pesë) armë, 1 (një) USB dhe 1 (një) vulë. Me urdhër të prokurorit njëmbëdhjetë zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtjes 48 orë ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u heritage