Home Lajme KOSOVË Suharekasi ngrit flamurin kombëtar, sllovenët thojnë se ky është provokim bëjnë peticion...

Një artikull i publikuar në mediat sllovene tregon për organizimin e një peticionit për largimin e flamurit kombëtarë shqiptarë.“Shqiptarët pushtojnë Gorenjskën! Flamujt valëviten kudo, madje edhe në ndërtesat e reja. Është koha për panik dhe panik. Flamuri slloven është vetëm një zbukurim” thuhet në artikull, transmeton SuharekaOnline.Ndërtuesi nga Suhareka vuri dy flamuj në çati në shenjë të bashkëjetesës dhe mirëkuptimit dhe natyrisht gëzimit, sepse ai po krijon një shtëpi të re në një mjedis miqësor në Naklo të Sllovenisë.Për vendosjen e flamurit kombëtar Osman Bytyqi nga Suhareka madje ishte gjobitur nga policia sllovene pas disa aneksave që kanë bërë fqinjët, ku sipas artikullit është konsideruar si provokim.Bytyqi i cili jeton dhe vepron në Slloveni, ashtu siç edhe është zakon shqiptar në kulmin e shtëpisë së tij ka vendosur flamurin me shqiponjën dy krenare përkrah atij slloven.