Home Lajme BOTË SULM TERRORIST NDAJ POLICISË NË JUG TË TURQISË, VRITEN DY POLICË

Në një sulm terrorist ndaj një stacioni policorë afër qytetit të Adana-s në jug të Turqisë u vranë dy policë dhe dy pjestarë të organizatës terroriste PKK.

Në një sulm terrorist ndaj një stacioni policorë afër qytetit të Adana-s në jug të Turqisë u vranë dy policë dhe dy pjestarë të organizatës terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

Terroristët e PKK-së, në sulmin e armatosur herët në mëngjes vranë dy policë në detyrë në stacionin e policisë në Pozanti, pranë Adana-s. Nga Sulmi u vranë Policët, Isa Ipek dhe Serdar Kazar. Shefi i policisë së Adana-s, Cengiz Zeybek, tha për AA se në një shkëmbim zjarri u vranë edhe dy terroristë të PKK-së.

Në afërsi të stacionit të policisë janë shtuar masat e sigurie.

Prefekti i Adana-s, Mustafa Büyük, shprehu ngushëllimet për familjet e policëve të vrarë.

“U vranë dy të rinjë, policë në detyrë. Jemi shumë të pikëlluar dhe ndajmë dhimbjen me familjet e policëve të vrarë. Forcat e sigurisë filluan një operacion të gjerë në mënyrë për të gjetur pjestarët e organizatës terroriste të cilët kishin arritur të ikin pas sulmit”, thotë Büyük.

KULTURË

0 2722

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...