Home Lajme BOTË SULMET AJRORE TË RUSISË NË SIRI SHKAKTOJNË PËRSËRI VIKTIMA NË ZONAT E...

Në një deklaratë të bërë nga Komiteti i Koordinimit Lokal të Sirisë theksohet se avionët luftarakë të ushtrisë ruse kanë ndërmarrë një sulm ajror në tregun e kafshëve në rajonin Akrabat në lindje të Hama-s.

Në sulmin ajror të ndërmarrë nga avionët luftarakë të ushtrisë rusë në tregun e kafshëve në rajonin Akrabat në lindje të Hama-s në Siri kanë humbur jetën 4 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të bërë nga Komiteti i Koordinimit Lokal të Sirisë theksohet se avionët luftarakë të ushtrisë ruse kanë ndërmarrë një sulm ajror në tregun e kafshëve në rajonin Akrabat në lindje të Hama-s.

Në deklaratën ku vihet në dukje se “në sulmin e ndërmarrë nga avionët rusë kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur një numër i konsiderueshëm të tjerësh” theksohet se edhe në fshatrat Um Sharshuh dhe Gërnata të rajonit Telbise në Veri të Homsit janë ndërmarrë më shumë se 10 sulme ajrore.

Ushtria e Sirisë së Lirë pati njoftuar më parë se në sulmet e ndërmarra nga avionët luftarakë rusë në rajonet Hama, Homs dhe Idlib të cila ndodhen nën kontrollin e opozitarëve deri tani kanë humbur jetën 51 persona, ku 16 prej tyre fëmijë. Sulmet ajrore të Rusisë ku humbin jetën civilët gjithashtu kanë në objektiv edhe bazat dhe kampet e trajnimit të opozitarëve të moderuar.

KULTURË

0 2121

Drejtoria Rajonale e dorëshkrimeve në qytetin Konya të Turqisë restauron një prej kopjeve të dorëshkrimit "El-Kanun Fi’t Tıbb" i cili për qindra vjet...