Home Lajme Sulmoi fizikisht punëtorin e KEDS-it, arrestohet prizerenasi

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person pasi kishte kanosur fizikisht një punëtor të KEDS-it.

Në raportin e PK-së thuhet se viktima ka marrë trajtim mjekësor.

Ndërsa, me vendim të prokurori, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ky është njoftimi i plotë:

“Rr. Halil Gashi, Prizren, 19.03.2021-10:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, punëtor i KEDS-it .Viktima ka marrë tretman mjekësore. Me vendim të prokurori, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.