Home Lajme KOSOVË Suspendohen dy policët e përfshirë në rastin e rrahjes së vajzës në...

IPK bën të ditur se ka suspenduar dy zyrtarët policorë pasi dyshohet se ushtruan dhunë mbi një qytetare.“Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar një hetim sipas detyrës zyrtare sot pas publikimit të një video-incizimi me dyshim për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga dy zyrtarë policorë në një incident që ka ndodhur në Vushtrri në orët e pasdites”, thuhet nw njoftim pos tjerash, transmeton GazetaBlic.Ky është njoftimi i plotë i IPK-së:Komunikatë për mediaIPK rekomandoi suspendimin për dy zyrtarë policorë të dyshuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtarePrishtinë/Vushtrri 29 dhjetor 2020,Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar një hetim sipas detyrës zyrtare sot pas publikimit të një video-incizimi me dyshim për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga dy zyrtarë policorë në një incident që ka ndodhur në Vushtrri në orët e pasdites.Hetuesit e IPK-së pas publikimit të videos në medie janë angazhuar duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast që kanë përfshirë marrjen e deklaratave si dhe sigurimin e disa video incizimeve.Pas disa veprimeve hetimore fillestare, hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë (një zyrtare policore dhe një rreshter policor) që janë përfshirë në këtë incident.Në konsultim me prokurorin kompetent për këtë rast do të zhvillohet një hetim në procedurë të rregullt me dyshimin se zyrtarët policorë të stacionit policor të Vushtrrisë kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.