Home Lajme BOTË Taktika e FETO-s është e njëjtë në çdo vend

Pjesëtarët e Organizatës Terroriste FETO, të cilët kërkojnë mënyra për t’i forcuar pozicionet e tyre duke keqpërdorur ndjenjat fetare të qytetarëve në shtetet ku gjenden prej vitesh, në Kosovë kanë siguruar përfitime të mëdha duke i ndarë qytetarët në grupe të ndryshme dhe duke mbledhur para për kurban, zekat, fitër dhe ndihmë varësisht nga pozita dhe të ardhurat e tyre.

Sipas të dhënave të siguruara nga Anadolu Agency (AA), FETO, e cila në Kosovë ka filluar me aktivitete që në fillim të viteve 2000, përmes institucioneve arsimore dhe një fondacioni që menaxhon çerdhe, shkolla fillore dhe të mesme në Prizren, Gjakovë, Lipjan dhe në kryeqytet, Prishtinë. Në kuadër të disa prej këtyre shkollave gjenden edhe konvikte për femra dhe konvikte për meshkuj. Krahas kësaj, në këtë vend ekzistojnë shumë kompani që njihen për afërsinë me FETO-n.

FETO, e cila më 15 korrik ndërmorri tentativë të përgjakshme për grusht shteti në Turqi, sikundërse në shtetet e tjera, edhe në Kosovë aktivitetet i ka filluar për të siguruar përfitime materiale duke keqpërdorur ndjenjat fetare të qytetarëve.

Pjesëtarët e FETO-s posaçërisht përpiqen të gjejnë rrugë për të siguruar përfitime duke përdorur disa elemente islame, ndërsa kanë mbajtur “biseda fetare shtëpiake” duke i ndarë qytetarët sipas pozitës dhe nivelit të të ardhurave.

Ata e kanë ndarë javën në ditë për biseda fetare të caktuara për grupe si “mësimdhënës”, “të vetëpunësuar”, “tregtarë të vegjël”, “biznesmenë”, kurse nga këta persona, të cilët i kanë tubuar në shtëpi, kanë mbledhur para për kurban, zekat, fitër dhe ndihmë. Pjesëtarët e organizatës i kanë trajtuar njerëzit sikur të ishin “borxhlinjë”, teksa duke hartuar listë në emër të qytetarëve sipas nivelit të të ardhurave të tyre, ata janë përpjekur që në mënyrë të rregullt çdo muaj të mbledhin para për “ndihmë”.

Ndalesa e mbulesës

Edhe krahas zhvillimit të retorikës mbi vlerat fetare, shkollat që njihen për afërsinë me FETO-n kundërshtuan “arsimimin me mbulesë” edhe pse një gjë e tillë nuk është e ndaluar në vend. Prindërit e fëmijëve në shkollë të mesme që dëshiruan të vijonin arsimin me mbulesë, morën përgjigje negative pasi iu drejtuan kryesisë së shkollave në fjalë. Nxënëset që dëshiruan të ndjekin mësimin me mbulesë ose nuk u regjistruan në shkolla, ose u përjashtuan.

Nga ana tjetër, pjesëtarët e FETO-s, të cilët përdorin metoda të ndryshme për të mos përjetuar probleme në Kosovë, regjistrojnë me bursë ose çmime të ulëta në shkollat që i kanë nën kontroll fëmijët e politikanëve të lartë kosovarë, burokratëve dhe njerëzve të pasur. Në këtë mënyrë ata kanë arritur t’i kalojnë pa probleme inspektimet e realizuara nga shtete në intervale të ndryshme kohore.

Në Kosovë, pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik në Turqi, posaçërisht pjesa turkfolëse e popullatës ka tërhequr nxënësit nga shkollat që kanë lidhje me FETO-n dhe ka bojkotuar bizneset e tyre, ndërkohë që pritet të ndërmerren hapa drejt pengimit të të gjitha aktiviteteve të FETO-s.

Përmes ambasadës dhe institucioneve turke, Turqia përiqet që në Kosovë t’u japë sqarime popullatës dhe zyrtarëve në lidhje me tentativën për grusht shteti dhe FETO-n. Ndërkaq, thuhet se mobilizimi sa më i shpejtë i shtetit në këtë drejtim do t’i japë fund pranisë së organizatës në këtë vend.

KULTURË

0 2777

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...