Home Lajme BOTË “TË FTUARIT” E PAFTUAR TË TRUMP-IT

Ftesat e prezantuara të liderëve politikë në Kosovë e Shqipëri për kinse pjesëmarrje në inaugurimin e Donalt Trump, nuk dolën të jenë ashtu diç u tha në fillim. I pari që konfirmoi se do të jetë pjesë e ceremonisë së inaugurimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte Kryetari i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës Ramush Haradinaj, mirëpo krejt kjo doli të mos jetë e vërtetë, pasi që ftesa nuk ishte bërë për inaugurimin e Trumpit, por për pjesën e kremtimeve të inaugurimit.

Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj ka demantuar lajmin, se “ftesa nuk është bërë për inaugurimin e Trumpit, por për pjesën e kremtimeve të inaugurimit”.

Ndërsa, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se ai nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Trump. Kjo për faktin se sipas tij asnjë zyrtarë nga Kosova nuk ka marrë ftesë të jetë pjesë e inaugurimit të presidentit të zgjedhura amerikan. “Në ceremoninë private mund të marrë pjesë kush të dojë. Disa janë hapur, disa me bileta deri në 500 dollarë”, ka thënë presidenti.

Kurse Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, punëson lobistë për të siguruar ftesë në inaugurimin e Donalt Trump. Me një kosto 36484.65 euro. Kështu duke zënë 26.1 % të shpenzimeve të deklaruara të kësaj partisë.

Profesori Muhamed Kelmendi, thotë se shtetet e varura dhe politikat e tyre bëjnë çmos që të thirren në kremtet e tilla inauguruese, sepse thirrjet e tilla dhe pjesëmarrja në inaugurimin e rritë reitingun e tyre kundruall popullit.

“ Në këtë anë e kemi këtë luftë të ashpër midis politikanëve në Kosovë lidhur me ftesat për të marrë pjesë. Anomalia shkon edhe më larg kur shohim se si politikanët bëjnë luftë dhe udhëtojnë deri në Vashington për t`u përpjekur për thirrje dhe për të treguar se kush ka e nuk ka ftesë për pjesëmarrje në inaugurim. Nga ajo që është parë një ftesë që ka ardhur për Ramush Haradinajn. Përflitet se edhe Behgjet Pacolli ka marrë ftesë”, thotë Kelmendi.

Edhe analisti Arsim Haziri, shpjegon për Gazata e Re se Ardhja e z.Trump në krye të administratë së Shtëpisë së Bardh për politikën shqiptare nuk ka qenë e pranuar, pasi që sipas tij nuk konsiderohej se mund të lidhet me kontributin e Kosovës, përkatësisht çlirimin e saj.

“Ndërsa sa i përket pjesëmarrjes së figurave politike në inaugurimin e tij si president, konkludoj se nuk ka diçka zyrtare që këtë mund të adresohej tek liderë të caktuar. Konsideroj se kjo mendësi është në nivelin e mosseriozitetit të atyre që deklaruan se kanë thirrje zyrtare dhe nxjerrja e një “ftese”prej autoriteteve të SHBA është njëherësh edhe tentativa për të qenë figurë tejet kolosale. Pra s’ka diçka konkrete për këtë rast dhe e gjitha është në nivelin e thash e themeve dhe në vazhdën e kësaj shkon edhe pamundësi për të qenë të garuem. Aq shumë është shprehur konkurrenca apo lufta politika ndër politikanë sa kanë trilluar se kinse kanë ftesa për inaugurimin e presidentit z.Trump. Kjo nxjerr njëherësh në pah moskulturën dhe tentativën për të qenë person me ndikim”, deklaron  Haziri. Dihet se nga praktika, në këto lloje inaugurimesh ftohen vetëm ambasadorët e shteteve, si zyrtarë shtetëror dhe jo ndonjë tjetër./Gazetaere.com/

KULTURË

0 2514

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...