Home Lajme KOSOVË Të martën nënshkruhet kontrata 409-milionëshe për Brezovicën

Qeveria e Kosovës dhe konsorciumi francez “MDP Consulting – Compagnie des Alpes” të martën pritet të nënshkruajnë kontratën për ndërtimin e resorit të Brezovicës.

Nënshkrimi i kontratës është mundësuar pas vendimit të Komitetit Drejtues Ndërministror (KDNM) të Projektit për Zhvillimin e Qendrës Turistike (PZHQTB) të Brezovicës, në të cilin është konstatuar se janë plotësuar të gjitha parakushtet dhe kushtet për të proceduar me nënshkrimin e kontratës 409-milionëshe.

Kontrata pritet të nënshkruhet nga konsorciumi “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, përkatësisht kompania që është regjistruar në Kosovë nga konsorciumi “Brezovica Resort LLC”, dhe Qeveria e Kosovës.

Kontrata nuk do të hyjë në fuqi të plotë për një periudhë prej 6 muajsh, gjatë së cilës konsorciumi francez, në bazë të kërkesës për propozim dhe kontratës, duhet të dorëzojë dokumentet shtesë, si: përmbylljet financiare, planin e vlerësimit mjedisor, etj./koha/

 

KULTURË

0 2729

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...