Home Lajme Të mbijetuarit e tërmetit kthehen në shtëpi.Kryetari Haskuka falemnderonë donatorët…!

Të mbijetuarit e tërmetit kthehen në shtëpi.Kryetari Haskuka falemnderonë donatorët…!

Pas tmerrit të krijuar nga tërmeti në Shqipëri, ku humbën jetën dhjetëra persona e qindra të tjerë u lënduan dhe mbetën pa shtëpi, solidariteti dhe përkrahja e të tjerëve sado pak e qetësoi këtë situatë krizë.

Në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve ishin të strehuar 500 persona, në gjimnazin “Gjon Buzuku” 120 të tjerë, si dhe qindra persona të tjerë ishin të strehuar në shtëpitë e ndryshme të qytetarëve të Prizrenit që i kishin hapur dyert e tyre. Shumica prej tyre tashmë kanë filluar ta marrin veten dhe të kthehen vullnetarisht në vendbanimet e tyre, duke parë se gjendja ka filluar të stabilizohet.

Gjatë kësaj periudhe shumë vullnetarë na qëndruan afër për të na ndihmuar në sistemimin e personave të ardhur nga Shqipëria. Angazhimi i tyre nuk mund të shpaguhet, dhe për këtë që të gjithë i falenderoj pa masë.

Përveç vullnetarëve, menaxhimi i kësaj situate do të ishte e pamundur edhe pa ndihmën e këtyre donatorëve:
Qebaptore Beska
Qebaptore Syla
Qebaptore Hyska
Aurora
Primo Flex
Jetimat e Ballkanit
OJQ – ASB
Shoqata Besa-Besë
Caritas – Zviceran
Arpagjik’t
Illyrian Eagles
Gjelltore Rexha
Ekopastrimi
Ecolog-internacional
Shoqata Gastronomëve
Studentët e Parlamentit Studentor të UP-së
Studentët e kolegjit AAB
Furra Qerimi 2 – Prishtinë
KFOR-i Turk
Oda Tregtare Kosovare-Turke (OTKT)
Organizata Humanitare Sadakataşı & Wefa
Fabrika e ujit Joni
Fabrika e ujit Spring
Fabrika e ujit Jana
Gjelltorja Bosna – Tetovë
Rinia e Dragobilit
Granit Avdyli – ushqim
Capital-T
… dhe shumë të tjerë të cilët kanë kontribuar në mënyra të ndryshme për t’i bërë ata që të ndihen sikur në shtëpitë e tyre.

Për ata që vazhdojnë të qëndrojnë në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve, dhe nuk kanë se ku të kthehen për shkak të shtëpive të tyre të dëmtuara, ne do të vazhdojmë të përkujdesemi derisa të gjendet ndonjë zgjidhje tjetër, kurse ata që janë nisur në vendbanimet e tyre uroj që t’i kthehen sa më shpejt normalitetit.