Home Lajme KOSOVË Të premten në ora 15:00 hapet sistemi i Trustit për aplikim për...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka njoftuar se këtë të premte (11.12.2020) në ora 15:00 do të hapet sistemi për të aplikuar për Fondin e Kursimeve – Trust.“Të premten në ora 15:00 pasdite hapet sistemi për te aplikuar për këto kursime”, ka njoftuar Hoti.Në anën tjetër, zëvendës Kovernatori i Bankës Qëndrore, Sokol Havolli, tha se aplikimi për Fondin e Kursimeve është i lehtë.“Sot lansohet faqja në internet, aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë. Në momentin e aplikimit, numri personal dhe xhirollogaria duhet të jenë të sakta”, tha Havolli.Qytetarët e Kosovës do të mund të aplikojnë për marrjen e 10% të trustit pensional.Mbrëmë në Gazetën Zyrtare të Kuvendi të Kosovës është bërë publike Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.