Home Sport TERRY: DISFATA NGA ARSENALI E DHIMBSHME, POR KALUESE

Kapiteni i Chelseat, John Terry, thotë se disfata nga Arsenali në Community Shield është “e dhimbshme”, por nuk do të ndikojë në fillimin e sezonit të ri në Ligën Premier.

“Mendova se jemi në kulm të formës. Këto ndeshje gjithmonë janë ca të ngathëta me lojtarët që ende kërkojnë formën, por është zhgënjyese që nuk fituam”.

“Disfata është e tmerrshme në të gjitha aspektet – harroni rekordin e Mourinhos ndaj Arsenalit, është një trofe që tash ka shkuar. Kjo do të thotë shumë, pasi ju keni merituar të jeni këtu, andaj është zhgënjim”.

“Është e dhimbshme. Nuk është me rëndësishme nëse është miqësore ose Community Shield – është trofe në fund të fundit”, ka shtuar Terry.

Kapiteni ka thënë se kjo megjithatë nuk do të ndikojë në Ligën Premier që fillon këtë fundjavë. /Telegrafi/