Home Sport Tevez: Juve mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez është i bindur se skuadra e tij është në gjendje që të mposhtë këdo dhe të fitojë Ligën e Kampionëve.

Biankonerët do të takohen me Monacon pasi eliminuan Dortmundin në të tetën e finales, me rezultat të përgjithshëm 5-1.

“Ajo që ndodhi në Parma ishte një aksident”, deklaroi Tevez, transmeton Koha.net.

“Me Dortmundin e treguam që mund të shkojmë larg. Juve mund ta mposhtë këdo dhe ne e shfaqëm këtë gjë. Askush nuk është i paarritshëm për ne”, deklaroi argjentinasi.